BALLUKE f.sh.
1. Tufë flokësh më të gjatë, që bie mbi ballë; kryes. sh. flokët që lëshohen mbi ballë, flokët e ballit; flokët. Balluke të gjata (të dredhura). Balluket e ballit. Lë (mban) balluke. Kreh balluket. Preu balluket. Hedh balluket prapa.
2. Dele, dhi ose lopë me një tufë qimesh të gjata, që i bien mbi ballë. * I vë balluke keq. e tradhton, e turpëron, i vë brirë (për bashkëshortët).