Skip Navigation or Skip to Content
X
BALONË f.sh.
1. Sferë e madhe prej pëlhure ose prej lënde tjetër të fortë e të papërshkueshme nga ajri, që mbushet me gaz të lehtë dhe që shërben për të ngritur lart në ajër një aerostat, pajisje për studime meteorologjike etj.; aerostati që ngrihet në ajër me një sferë të tillë. Balonë meteorologjike. Balonë me hidrogjen. Ngjitej me balonë.
2. Lodër fëmijësh, që bëhet me letër të hollë të nderë mbi fije kallamash dhe që lëshohet lart në ajër e mbajtur me pe të fortë. Balonë letre. Bishti i balonës. Bëj një balonë. Lëshoj (ngre) balonën.
3. Tullumbace. Balona me ngjyra. Fryj balonën.
4. bised., vjet. Aeroplan. Balonë armike.
5. spec. Enë qelqi a metali si sferë, që përdoret për të mbajtur mbyllur lëngje ose gaze. Balonë qelqi. Balonë me oksigjen. Balona e llambës.
6. tekst. Fill i mbledhur si kon në masurin e makinës së tjerrjes. * Balonë prove libr. mjet që përdoret për të hetuar mendimin e të tjerëve për diçka, për të njohur mendimin e përgjithshëm rreth një çështjeje.