Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BALSAM

    m. sh.
    1. Lëng i trashë si rrëshirë, me erë të mirë, që kullon nga disa drurë dhe që përdoret në teknikë e në mjekësi. Balsam bredhi.
    2. Lëng i trashë, i përgatitur me lule balçi (lule balsami), të mbajtura në vaj ulliri, që përdoret në mjekësinë popullore për plagë dhe si qetësues. Vaj balsami.
    3. fig. Mjet që zbut a që qetëson dhembjen, ngushëllim. Fjala iu bë balsam.

      Shprehje

      • I vuri (i derdhi) balsam e qetësoi; e ngushëlloi. Lule balsami bot. shih te LUL/E,~JA.