BAMJE
f. sh. bot.
- Bimë barishtore njëvjeçare, me kërcell të degëzuar, me gjethe të mëdha e të çara si pëllëmbë, që bën bishtaja të vogla, shumëfaqëshe e si bri dhe që rritet si perime; bishtaja e kësaj bime, që përdoret për gjellë. Bamje të njoma. Gjellë (mish) me bamje.