Skip Navigation or Skip to Content
X
BANAK m.sh.
1. Tryezë e posaçme, e gjatë dhe e ngushtë, e mbyllur përpara e lart zakonisht me xham, ku mbahen mallrat që shiten ose ku jepen pijet, ëmbëlsirat, cigaret etj. në një birrari, në një bar-bufe, në një restorant etj. Shitësi i banakut. Marr nga banaku. Rrinte prapa banakut.
2. Tryeza ku punon zdrukthëtari; pjesë e rrafshët si tryezë në një makinë për punimin e drurit dhe të metalit. Banaku i zdrukthëtarit. Banaku i sharrës. * Nën banak keq. fshehurazi, duke ua shitur mallrat miqve e të njohurve pa i nxjerrë përpara blerësve (në kundërshtim me rregullat e tregtisë socialiste); nën dorë.