BANDË I f.sh.
1. Grup muzikantësh, që luajnë me vegla fryme; orkestër frymore kryesisht me vegla bronzi dhe vegla me goditje. Bandë muzikore. Banda ushtarake. Banda e qytetit. Pjesë (melodi) për bandë. Festivali i bandave.
2. keq. Grup njerëzish të bashkuar për të bërë vjedhje, plaçkitje e krime; grup njerëzish, zakonisht në pushtet, që vepron në dëm të popullit me metoda kriminelësh e tradhtarësh. Bandë e armatosur. Bandë balliste (reaksionare). Bandë diversantësh (hajdutësh, kriminelësh, tradhtarësh). Bandë të arratisurish. Kreu i bandës. Asgjësuan bandat.