Skip Navigation or Skip to Content
X
BANDEROLË f.sh.
1. Rrip i gjerë pëlhure ose letre, me një parullë a citat të shkruar në të, që varet në raste festash ose mbahet në duar në një manifestim, në një demonstratë etj. Var (vendos) një banderolë. Mbaj banderolën. Zbukuroj me flamurë e banderola.
2. Rrip letre për të mbështjellë libra, gazeta, revista etj. që dërgohen me postë; rrip i hollë letre që mbyll paketën e cigareve. Ngjit banderolat. Mbështjell me banderolë.