Skip Navigation or Skip to Content
X
BANKË II f.sh.
Institucion financiar shtetëror në vendin tonë, i cili ka të drejtën të emetojë kartëmonedha e monedha dhe, në përputhje me planin e zhvillimit të ekonomisë popullore, zbaton buxhetin, jep kredi, bën veprimet e llogarisë pa të holla në dorë, bën veprimet me monedhë të huaj, grumbullon mjetet e lira financiare të ndërmarrjeve, të kooperativave e të popullsisë për t'i përdorur për zhvillimin e vendit, organizon qarkullimin e përqendruar të parasë, ushtron kontroll me anën e lekut në të gjitha fushat etj.; institucion financiar privat a shtetëror në vendet kapitaliste, që kryen veprime të ndryshme me paratë e me letrat me vlerë, përqendron kapitalet dhe jep hua me qëllim që të nxjerrë fitime. Banka kombëtare. Bankë bujqësore. Bankë ndërkombëtare (botërore). Banka e Shtetit Shqiptar. Biletë (çek) banke. Nëpunës banke. Derdh paratë në bankë. Hapi një llogari në bankë.