Skip Navigation or Skip to Content
X
BARAZH m.sh.
1. Pendë, pritë. Barazh ujëmbledhës. Ngre barazhe.
2. usht. Pengesë e krijuar me zjarrin e armëve ose me mjete të tjera, për të ndaluar sulmet dhe përparimin e kundërshtarit. Barazh ajror. Barazh artilerie (me mina). Shkatërruan barazhin armik.
3. fig. Pengesë për të ndaluar një veprim a gardh për të mbrojtur diçka. Barazh i pakapërcyeshëm.