Skip Navigation or Skip to Content
X
BARAZI f.sh.
1. Të qenët i barabartë në madhësi, në shkallë, në cilësi etj. me një tjetër, të qenët baras; kund. pabarazi. Barazi e plotë. Barazia e forcave.
2. Gjendje e barabartë e njerëzve në shoqëri, të cilët kanë të drejta të njëjta politike e qytetare dhe marrëdhënie të barabarta me pronën shoqërore; e drejtë për të qenë i barabartë me një tjetër; kund. pabarazi. Barazi e plotë. Barazi kombëtare (shoqërore). Barazi politike (ekonomike). Barazia e qytetarëve (e gruas me burrin). Parimi i barazisë. Lufta për barazi. * Shkalla krahasore e barazisë gjuh. një nga shkallët e krahasimit të mbiemrave e të ndajfoljeve, kur sendet a cilësitë që krahasohen janë në një shkallë të barabartë.
BARAZI ndajf.
Baras.