Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BARBARI

    f. sh.
    1. vet. nj. Egërsi prej barbari, qëndrim i pamëshirshëm e mizor, shkatërrim e shtypje çnjerëzore. Barbari fashistë.
    2. kryes. sh. Vepër barbare, mizori, barbarizëm. Ka bërë shumë barbari (armiku).
    3. hist. Periudha e dytë e zhvillimit të shoqërisë primitive pas egërsisë, shkalla para qytetërimit në zhvillimin historik të shoqërisë njerëzore. Periudha e barbarisë.