Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BARDHAK

    Im. sh.
    1. Gotë uji, zakonisht e madhe e me vegë; gotë rakie. Bardhak uji (rakie). Një bardhak me dhallë. Vallja e bardhakut. Mbush bardhakun. Pi me bardhak.
    2. Ibrik balte.

      Shprehje

      • Ç'ka barku e nxjerr bardhaku fj. u. atë që e fsheh ose e bluan njeriu në mendje, e nxjerr kur është i pirë.
    IImb.
    1. shih BARDHOSH,~E. Kalë (cjap) bardhak. Dhi bardhake.