BARI
Im. sh.
- Ai që ruan e kullot bagëtinë, çoban: bari lopësh (dhensh); fyelli i bariut; kërraba e bariut; gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi (fj. u.) përgatitu mirë para se të nisësh një punë; mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga njerëzit që drejtonte; bariu i mirë e ruan vetë vathën (fj. u.).
- fet. Prifti i krishterë si udhëheqësi shpirtëror i besimtarëve.
IIm. sh. zool.
- Shpend kënetash, ngjyrë kafe, që ushqehet me peshq.