Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BARISHTOR

    Im. sh. zool.
    1. Lloj kandrrash të vogla, me ngjyrë të verdhë a të kuqërreme, që dëmtojnë bimët barishtore. Barishtori i vogël. Barishtori këmbëkuq. Barishtori barkkuq. Barishtori kokëtrashë.
    IImb.
    1. Që është si bari, pa kërcell a me kërcell që nuk drunjëzohet dhe me gjethe të njoma e zakonisht të blerta; i butë e jo i drunjëzuar. Bimë (bimësi) barishtore. Kërcell barishtor.
    2. Që është mbuluar me barishte, që ka barishte. Vend (moçal) barishtor.