BARIUM m.kim.
Metal i butë me ngjyrë të argjendtë, që hyn në përbërjen e disa mineraleve dhe kripërat e të cilit përdoren në industri e në mjekësi (simboli Ba). Oksidi i bariumit. Sulfati i bariumit. Kloruri i bariumit. Nitrati i bariumit. Kripërat e bariumit. Tretësirë bariumi.