Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BARKË

    f. sh.
    1. Mjet i thjeshtë lundrimi, më i vogël se anija, që vihet në lëvizje me lopata, me vela ose me motor; varkë. Barkë dërrase (gome). Barkë me lopata (me rrema, me vela, me motor). Barkë peshkimi. Barka e shpëtimit. Bashi i barkës. Lundroj (shëtit) me barkë. Ngas barkën.
    2. tek. Pjesë e makinave të larjes ose të ngjyrosjes së rrobave etj. që është si govatë.

      Shprehje

      • Ka hipur në barkë pa vela ecën me drejtim të pacaktuar, ecën kuturu në jetë.