BARKTHATË mb.
1. Që e ka barkun të zbrazët, pangrënë; i uritur. Ishin barkthatë.
2. Që nuk lind dot fëmijë, shterpë (për gruan). Grua barkthatë.
3. si em. BARKTHAT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT. Njeri që vuan urie nga skamja, njeri i varfër e i këputur. U ngritën barkthatët në luftë.
4. Përd. em. f. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.