BARRË f.sh.
1. Një tok sendesh që i ngarkohen një kafshe ose që i mbart një njeri për t'i çuar nga një vend në një tjetër, ngarkesë. Barrë e rëndë (e madhe). Kafshë barre. Anët e barrës. Ngarkoj (shkarkoj) barrën. Anon barra. Barra e lehtë ngrihet me kollaj. fj.u.
2. Sasia e sendeve që mund të mbajë një kafshë ngarkesë; masë peshe rreth njëqind e pesëdhjetë kilogramë. Një barrë dru. Dy barrë drithë. Një barrë mushke (kali, gomari).
3. Një sasi e madhe, një numër shumë i madh, një shumicë. Me një barrë fëmijë. Me një barrë armë. Me një barrë mend. Me një barrë turp. Me një barrë thinja. I kishte me barrë (paratë) i kishte me shumicë. U harxhuan para me barrë.
4. Detyrë e vështirë, që i ngarkohet dikujt dhe që do mund për t'u kryer, përgjegjësi e rëndë; diçka që sjell kokëçarje e mundime, peshë e rëndë. Barrë e rëndë (kryesore, historike). Barra e shtëpisë (e harxhimeve, e punëve...). Barra e luftës. Më bie (më vihet) barra. Ia ngarkoi barrë. Ia la barrën dikujt. Ia shkarkoi (ia hoqi, ia rëndoi, ia lehtësoi) barrën. Ia hodhi barrën dikujt. I bëhet barrë. I besoj një barrë. Mban gjithë barrën. E quan barrë të tepërt. E ka barrë (mbi supe, mbi kurriz).
5. Fëmija në barkun e nënës, pjellë; gjendja e gruas në periudhën e zhvillimit të fëmijës në barkun e saj, shtatzëni. Barra e parë. Barrë e mbarë. Barrë e vdekur (e vrarë). Barrë e shkuar dështim. Grua me barrë. Leja e barrës. Muajt e barrës. Është me barrë. U bë (ra, mbeti, u ngjit) me barrë. Ndërpreu barrën. Nxori (hoqi) barrën. I shkoi barra dështoi.
6. drejt. Detyrim që kufizon të drejtat e pronarit të një pasurie për shkak të të drejtave të një pronari tjetër ose të shoqërisë. Barrë e dukshme. Barrë aktive (pasive). I lirë nga çdo barrë. I vuri barrë.
7. vjet. Pajë. Barra e nuses. * Barrë e vrarë shih te VRARË (i, e). Qe nën barrë vjet. qe borxhli kundrejt dikujt, qe i detyruar të bënte diçka për të. Nata është me barrë fj. u. shih te NAT/Ë, ~A. S'e vlen barra qiranë edhe poh. s'e vlen të harxhosh mundin për një punë, është më i madh mundimi se fitimi. Dridhej barra në barkun e nënës shih te DRIDHEM. E di se ku më vret barra shih te VRAS. E bën priftin (dhespotin, hoxhën) me barrë tall. trillon diçka krejt të paqenë e të pamundshme. Kemi ngrënë një barrë kripë (një thes kripë, një furrë bukë, një hambar miell) bashkë shih te FURR/Ë,~A. E vë barrën pas samarit tall. e bën një punë së prapthi, e vë qerren përpara qeve.