Skip Navigation or Skip to Content
X
BASHIBOZUK m.sh.
1. hist. Ushtar i trupave ndihmëse të parregullta në Perandorinë Osmane. Ushtria e bashibozukëve.
2. keq. Pjesëtar i trupave të çrregullta, të paorganizuara e të padisiplinuara, që vrasin e plaçkitin popullsinë; ushtar i çrregullt dhe i padisiplinuar. Bashibozukët e «Ballit Kombëtar».
BASHIBOZUK mb.keq.
1. I përbërë prej bashibozukësh; që vret e plaçkit popullsinë. Forca bashibozuke. Bandë bashibozuke.
2. I çrregullt dhe i padisiplinuar, që është tipar dallues për bashibozukët. Sjellje bashibozuke. Jetë bashibozuke.