Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BASHKË

    If. sh.
    1. Gjithë leshi që qethet nga një dele, pa u shprishur: dhjetë bashka.
    2. fig. Diçka e bardhë, e fryrë dhe e butë: bashka resh.

      Shprehje

      • Ia mori bashkën (dikujt) e shfrytëzoi deri në fund, e qethi mirë.
    IIndajf.
    1. Pranë njëri-tjetrit, jo veç e veç; në të njëjtin vend a grup: rrinë (jetojnë) bashkë; u mblodhën bashkë; e kemi bërë bashkë.
    2. Njëkohësisht: arritën bashkë; e kemi mbaruar shkollën bashkë.
    IIIBASHKË-fjalëform.
    1. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra, që shprehin punë a veprime të përbashkëta, lidhje a përgjegjësi të përbashkëta etj. (p.sh. bashkëbanoj, bashkëfjalim, bashkëlindës, bashkëluftues, bashkëmbyll etj.).