BASHKËJETESË f.
1. Të jetuarit së bashku me të tjerë në marrëdhënie të caktuara; të jetuarit së bashku nën një strehë si bashkëshortë ose si pjesëtarë të një familjeje. Bashkëjetesë socialiste. Bashkëjetesë e ndaluar. Rregullat e bashkëjetesës. Vende bashkëjetese hotelet, konviktet etj.
2. Të qenët njëkohësisht e bashkë me të tjerë a me diçka tjetër, jetesa bashkë me dikë a me diçka tjetër. Bashkëjetesë leniniste. Bashkëjetesë paqësore. Bashkëjetesë idesh.