Skip Navigation or Skip to Content
X
BASHKËKOHËS m.sh.
Ai që jeton në të njëjtën kohë me dikë a me diçka, ai që është i së njëjtës epokë me të. Bashkëkohësit e Skënderbeut.
BASHKËKOHËS mb.
1. Që jeton në të njëjtën kohë me dikë a me diçka, që është i së njëjtës kohë a epokë me të. Historian (shkrimtar, autor) bashkëkohës. Dëshmitar bashkëkohës. Burime bashkëkohëse.
2. shih BASHKËKOHOR,~E 1. Letërsia (shkenca) bashkëkohëse. Shoqëria bashkëkohëse.