Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BASHKËPUNIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes BASHKËPUNOJ. Bashkëpunim ekonomik (kulturor, tekniko-shkencor). Bashkëpunim i ngushtë (miqësor). Plani i bashkëpunimit. Grupet e bashkëpunimit vullnetar. Hynë në bashkëpunim. Vendos bashkëpunimin.
    2. Artikull, studim a punim i hartuar nga një bashkëpunëtor për t'u botuar në një gazetë, në një revistë etj. Kanë ardhur disa bashkëpunime.
    3. drejt. Kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë veta me marrëveshje ndërmjet tyre, nga një grup i organizuar, nga një bandë e armatosur ose nga një organizatë kundërrevolucionare.

      Shprehje

      • Në bashkëpunim me... libr. së bashku me..., duke bashkëpunuar me...