Skip Navigation or Skip to Content
X
BASHKËPUNIM m.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes BASHKËPUNOJ. Bashkëpunim ekonomik (kulturor, tekniko-shkencor). Bashkëpunim i ngushtë (miqësor). Plani i bashkëpunimit. Grupet e bashkëpunimit vullnetar. Hynë në bashkëpunim. Vendos bashkëpunimin.
2. Artikull, studim a punim i hartuar nga një bashkëpunëtor për t'u botuar në një gazetë, në një revistë etj. Kanë ardhur disa bashkëpunime.
3. drejt. Kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë veta me marrëveshje ndërmjet tyre, nga një grup i organizuar, nga një bandë e armatosur ose nga një organizatë kundërrevolucionare. * Në bashkëpunim me... libr. së bashku me..., duke bashkëpunuar me...