BASHKËRENDITJE f.
1. Bashkërendim. Bashkërenditja e forcave. Bashkërenditja e ndihmës. Bëj bashkërenditjen.
2. Veprimi sipas kuptimit 1 të foljes BASHKËRENDITEM. Bashkërenditja me aleatët.
3. gjuh. Lloj i lidhjes sintaksore të dy a më shumë njësive gjuhësore (fjali ose gjymtyrë fjalie) të barasvlershme, që nuk varen njëra nga tjetra dhe nuk përcaktojnë njëra-tjetrën. Bashkërenditja e fjalive (e gjymtyrëve të fjalisë). Marrëdhënie bashkërenditjeje. Lidhje me bashkërenditje.