BASHKËTINGËLLORE f.sh.gjuh.
Tingulli i të folurit, që përftohet kur ajri kalon një pengesë në organet e të folurit, zakonisht i shoqëruar me zhurmë dhe pa lëvizur tejzat e zërit; shkronja që shënon këtë tingull. Bashkëtingëllore e zëshme (e zhurmët, e shurdhët). Bashkëtingëllore hundore. Bashkëtingëllore paragjuhore (mesgjuhore, prapagjuhore). Bashkëtingëllore buzore (dhëmbore, qiellzore, grykore). Bashkëtingëllore e dyfishtë. Bashkëtingëllore e lëngët (dridhëse). Bashkëtingëllore shpërthyese (shtegore, anësore). Bashkëtingëlloret b, d, g... Bashkëtingëlloret e shqipes. Sistemi i bashkëtingëlloreve. Grup bashkëtingëlloresh. Këmbimi i bashkëtingëlloreve.