BASHKËVEPRIM m.sh.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes BASHKËVEPROJ. Bashkëveprimi me një tjetër. Bashkëveprimi i forcave. Bashkëveprim gjitharmësh. usht. Bashkëveprim zjarri. usht.
2. Veprim e ndikim i ndërsjellë ndërmjet sendeve e dukurive, ndërveprim. Bashkëveprim i shumanshëm. Bashkëveprimi ndërdialektor. Bashkëveprimi molekular. Bashkëveprimi i trupave. Bashkëveprimi i njeriut me natyrën. * Në bashkëveprim me... libr. së bashku me..., duke bashkëvepruar me...