BASHKËVEPROJ jokal.
1. Veproj së bashku e njëkohësisht me një tjetër për të arritur një qëllim, bashkërendoj forcat ose përpjekjet me një tjetër. Mësuesi bashkëvepron me prindërit. Repartet bashkëveprojnë në luftime.
2. Jam në lidhje të dyanshme e në ndikim të ndërsjellë me një tjetër, kam bashkëveprim me dikë a me diçka. Fshati dhe qyteti bashkëveprojnë njëri me tjetrin. Gjuha letrare dhe dialektet bashkëveprojnë.