Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BASHKOHEM

    vetv.
    1. Lidhem me një tjetër për të formuar një të tërë, shkrihem në një njësi me një tjetër. U bashkuan në një fshat (në një kooperativë). U bashkuan në një organizatë. Oksigjeni bashkohet me hidrogjenin.
    2. Hyj në një grup me të tjerë, rreshtohem e shkoj bashkë me ta. Bashkohem me shokët. U bashkuan me çetën. U bashkuan me grevistët.
    3. kryes. sh. Lidhemi fort për një çështje të përbashkët, forcojmë njësimin, ngjeshim radhët për një qëllim të përbashkët. Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni! U ndave - u përlave, u bashkove - u forcove. fj. u.
    4. Miratoj a përkrah mendimin e dikujt, marr anën e dikujt; pranoj e përkrah një mendim, një pikëpamje, një vendim, një kërkesë etj. të një tjetri; pajtohem. Bashkohem me mendimin e shokëve. Bashkohem me vërejtjet (me propozimet).
    5. bised. Takohem me dikë; takohem me dikë që ka shkuar përpara. Bashkohemi në shtëpi.
    6. bised. Lidhem me martesë. U bashkuan e u trashëguan.
    7. Bie në marrëdhënie seksuale. Bleta mëmë bashkohet me meshkujt.
    8. Pës. e BASHKOJ 1.

      Shprehje

      • Qielli me tokën të bashkohen! shih te QIELL,~I. Kur të bashkohet (të takohet, të puqet) qielli e toka iron. shih te QIELL,~I.