BASHKUAR mb.
1. Që është vënë shumë pranë a ngjitur me një tjetër, që është puqur me një tjetër. Me duar të bashkuara. Me thembra të bashkuara.
2. Që ka dalë si një tërësi e vetme nga bashkimi i pjesëve a i njësive të veçanta, që është formuar nga përzierja ose nga shkrirja e disa pjesëve a e disa njësive të veçanta. Fshat i bashkuar. Kooperativë e bashkuar. Shkollë e bashkuar. Shtete të bashkuara. Organizata e Kombeve të Bashkuara.
3. I lidhur ngushtë për një qëllim të përbashkët. Popull i bashkuar. Të jemi të bashkuar. Të bashkuar si një trup i vetëm.