BASK
Im. sh.
- Pjesëtar i popullsisë së lashtë baske, që jeton në pjesën veriperëndimore të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës, banor vendës i kësaj krahine ose ai që e ka prejardhjen nga kjo krahinë. Vendi i baskëve. Gjuha e baskëve. Kryengritjet e baskëve.
IImb.
- Që ka të bëjë me krahinën ku jetojnë baskët ose me baskët, që është karakteristik për këtë krahinë ose për baskët, i vendit të baskëve ose i baskëve; që është krijuar nga baskët. Popullsia baske. Patriotët baskë. Fshatra baske. Gjuha baske. Veshje (zakone, muzikë) baske.