BASKETBOLL m.sport.
Lojë me top, gjatë së cilës lojtarët, të ndarë në dy skuadra nga pesë veta, përpiqen ta hedhin topin me dorë në një kosh të varur në tabelën e kundërshtarit. Top (fushë, kosh) basketbolli. Skuadër (lojtar) basketbolli. Ndeshje basketbolli. Kampionati i basketbollit. Luaj basketboll.