Skip Navigation or Skip to Content
X
BASTARD m.sh.
1. biol. Pasardhës me cilësi të këqija, që del nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme.
2. përb. Njeri i zvetënuar, ai që ka humbur gjithë vetitë e mira dhe është përdhosur e është çoroditur. Bastardët e atdheut.
3. keq. vjet. Fëmijë i lindur jashtë martese, fëmijë i jashtëligjshëm.
BASTARD mb.
1. biol. Që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve ose i dy racave të ndryshme dhe që ka humbur cilësitë e mira të paraardhësve. Qen bastard.
2. përb. I zvetënuar, që ka humbur gjithë vetitë e mira, që është përdhosur e është çoroditur. Bij bastardë të vendit të vet.
3. spec. I përzier me diçka tjetër që ia prish cilësinë e ia ul vlerën, jo i pastër; që ka cilësi të këqija, i keq. Llaç bastard. Duhan bastard. Verë bastarde.
4. keq.,vjet. Që ka lindur jashtë martese, i jashtë ligjshëm. Fëmijë bastard.