BASTUN m.sh.
1. Shkop i gjatë me dorezë të kthyer, që mbajnë zakonisht pleqtë për t'u mbështetur kur ecin. Bastun arre (fildishi). Doreza (koka) e bastunit. Mbështetem në bastun. Eci me bastun. E qëlloi me bastun.
2. veter. Shkop i gjatë i shkallëzuar, që përdoret për të matur lartësinë e kafshës. Mat me bastun.
3. vjet. Bukë e gjatë dhe e hollë.