BATAK m.sh.
1. Vend me ujë të ndenjur e me baltë, që ka zakonisht edhe lëmishte të kalbura; lerë, llucë. Erë bataku. Si bualli në batak. U bë batak. Ngeci (ra) në batak. E nxorën nga bataku.
2. fig. Gjendje e keqe dhe e vështirë, e cila lidhet me amullinë, me diçka të ulët e të ndyrë. Batak ideologjik. Kanë rënë në batak.
3. fig. keq. Njeri i ulët e i ndyrë, batakçi; përmb. fundërrinat e shoqërisë, llumi. Bataku i shoqërisë. * E la në batak (në baltë) dikë shih te BALT/Ë, ~A.