Skip Navigation or Skip to Content
X
BATALION m.sh.
1. usht. Njësi ushtarake, që ka disa kompani të armëve të ndryshme dhe që hyn si nënrepart taktik në përbërjen e një regjimenti. Batalion këmbësorie. Batalion tankesh. Batalion autonom. Batalion sulmues. Batalion rezervë. Batalion partizan. Shtabi i batalionit. Komandanti (komisari) i batalionit.
2. Njësi e punonjësve vullnetarë në vitet e para pas Çlirimit, që organizohej në punën për ndërtimin e vendit. Batalioni i punës. Batalioni i rinisë. Batalioni «Margarita Tutulani».