Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BATALL

    Imb. bised.
    1. Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm. Njeri batall. Mall batall. Vegël batalle.
    2. Që është lënë djerr, i papunuar (për tokat); që s'jep prodhim. Vend batall. Tokë batalle.
    3. fig. I trashë e i ngathët, jo i zhdërvjellët. Me mendje batalle. E ka trupin batall.
    IIndajf. bised.
    1. Pa punë, kot. Rri batall. Më la batall. I la qetë batall.
    2. Pa punuar, djerr (për tokat). Mbeti (toka) batall. E lanë batall.

      Shprehje

      • Batall (i madh) fort! iron. punë e madhe!, s'ka gajle!, aq më bën! E bëri batall diçka e prishi, e bëri që të mos vlejë më për asgjë.