Skip Navigation or Skip to Content
X
BATALL mb.bised.
1. Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm. Njeri batall. Mall batall. Vegël batalle.
2. Që është lënë djerr, i papunuar (për tokat); që s'jep prodhim. Vend batall. Tokë batalle.
3. fig. I trashë e i ngathët, jo i zhdërvjellët. Me mendje batalle. E ka trupin batall.
BATALL ndajf.bised.
1. Pa punë, kot. Rri batall. Më la batall. I la qetë batall.
2. Pa punuar, djerr (për tokat). Mbeti (toka) batall. E lanë batall. * Batall (i madh) fort! iron. punë e madhe!, s'ka gajle!, aq më bën! E bëri batall diçka e prishi, e bëri që të mos vlejë më për asgjë.