BATICË f.sh.
1. Ngritja e nivelit të ujit të detit, që përsëritet dy herë në ditë; det i ngritur, det i fryrë; kund. zbaticë. Koha e baticës. Ka baticë. Vjen (bie) batica.
2. fig. Periudhë ngritjeje e një lëvizjeje a veprimtarie; ngjitja dhe fuqizimi i diçkaje; vërshim. Batica e revolucionit (e lëvizjes). Baticë ndjenjash.