Skip Navigation or Skip to Content
X
BATIS kal.bised.
1. shih BATËRDIS. Batisi mallin (tokën, vendin, shtëpinë).
2. E rrëzoj përtokë, e përmbys; e pllakos sipër, e vë poshtë. I batisi uji.
3. fig. Më rëndon si peshë e madhe, më pllakos. Më batisi malli. E batisi dëshpërimi.
4. bised. Fut në dhe a shtrij e mbuloj me dhe lastarin e një pjergulle për ta nxjerrë në një vend tjetër ose për të marrë fidanë hardhish. Batisi pjergullën.
5. fig. E degdis, e tret larg. I batisën në dhe të huaj.
6. jokal. Shkoj papritur e pakujtuar; vij befas, ia beh, çatis. Batisi lumi. Batisi në derë. Batisi papritur.
7. jokal. shih BATISET. Batisi toka. Batisi shtëpia.