Skip Navigation or Skip to Content
X
BËJ kal.
1. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sende të tjera, pjesë të ndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë. Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell. Bënë shtëpi. Bëj një zjarr.
2. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtari të caktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bëj agjitacion (propaganda). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro. fin. shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. Ç’po bën? S`bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëj të pamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për të bërë. Ç`bën këtu? S'ke ç`bën! Ç'do të bësh nesër? Duhet bërë diçka. S`bën gjë pa pyetur. S`bën gjë tjetër veç... Ç'thotë, bën. Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me të parë e me të bërë si të vijë puna, si të shohim kur t`i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me të thënë e me të bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë që duhet, mos vështro se ç`thuhet. fj.u.
4. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa. Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëj të ngushtë (të thellë).
5. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë në një ngjarje, në një veprimtari a në një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje (parakalim). Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me të pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). Mirë ia bëre! Ta bën prapa krahëve.
7. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me të kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjë në krah (në kurriz). I bëj një të çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. Më bën përshtypje.
9. kryes. jokal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem në një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga... Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash). Bëj mënjanë (më tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim). Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçka që lidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqem të ndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze. mjek. I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një të mirë (një të keqe). I bëri të zezën. Të bënte gjëmën. I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. Të bën kaps. Më bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). Bëri bujë. E bëri të lumtur. E bënë me fjalë (me llafe) e gojosën, i nxorën fjalë të këqija. E bëri me inat (me qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. Ai ma bëri këtë! Çfarë i bënë? Ç'të bën kjo? S`të bën asgjë. Ç'farë po të bëj? Më bëni ç'të doni! Bën masë (kontakt). elektr. Ia bëri koka vetë e pati fajin.
12. E detyroj ose e nxit dikë të kryejë një punë a një veprim; jam shkaku që... (me një folje në mënyrën lidhore). E bëri të flasë (të thotë, të bërtasë, të heshtë, të qajë, të qeshë, të inatoset, të mërzitet). E bëj të mendohet (të besojë). E bëj të lexojë (të mësojë, të punojë, të vijë). E bën të rritet (të zhvillohet). E bëj të përparojë (të ecë, të ngrihet). E bëj të fluturojë. E bën të dërsijë.
13. bised. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj që të ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj në një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për... E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bënë Hero të Punës Socialiste (Artist të merituar). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si të shtëpisë. E bëri dhëndër (bir në shpirt). E bëri nënë. E bën veten të zgjuar. Të bën për budalla. E bëjnë të marrë. E bëri (për) qorr. E bënë për të vdekur e quajtën, e kujtuan për të vdekur.
15. E kthej në një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamje të caktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a të diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar (edhe në një varg njësish frazeologjike). E bëj të butë (të fortë). E bëj të lehtë e lehtësoj. E bëj të bardhë (të zi, të verdhë). E bëj të gjatë e zgjat. E bëj të gjerë e zgjeroj. E bëj të shkurtër e shkurtoj. E bëj të madh e zmadhoj. E bëj të vogël e zvogëloj. E bëj të lëmuar (të rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëj të shkathët. E bën qesharak. E bëri qull (ujë) e lagu shumë. E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall. I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostum të bën të ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri gogol (tmerr). E bëmë pronë të popullit. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej në një simbol. E bëri histori (legjendë). bised. e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri lëmsh e ngatërroi keq. E bëri çorap (çorbë). E bëri shesh. E bëri pelte (peshk, bukë, kopan, pistil), thjeshtligj. e rrahu fort, e shqepi në dru. E bëri gardh e ktheu në një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri fërtele (lakër, retra) e bëri copë-copë, e griu krejt. E bëri copë (lëvere, çarçaf). E bëri shoshë e bëri vrima-vrima. E bëri petë e shtypi krejt. E bëri palë e shtypi, e palosi. E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëri pleh (këmbën, mishin) ia vrau shumë, e shtypi keqas. E bën fushë (shesh, livadh...) me lule e paraqit shumë të lehtë një punë. Ia bëj të lehtë ia lehtësoj; ia paraqit të lehtë. Ia bëri të mbaruar ia paraqiti si të mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. E bën tërkuzë (litar) e zgjat shumë (bisedën etj.). Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumë të rëndë, ia nxiu jetën. Ia bëri shpirtin vrer e brengosi shumë, e helmoi. Ia bëri shpirtin derr e mërziti shumë. E bëri barkun daulle (katua, hambar, lodër) e mbushi barkun shumë, u fry së ngrëni. Ia bëri mendjen dhallë (tym, lëmsh, mulli, çorap, çorbë) ia prishi mendjen, e hutoi krejt, e trullosi. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. E bën akull e ftoh shumë. E bëj pasqyrë (xham) e pastroj shumë mirë, sa të shkëlqejë. Bëje ç`të duash! E bën të bardhën të zezë. keq.
16. Pjell, lind; vet. veta III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. I ka bërë kokën e ka pjellë, e ka lindur. Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara). Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë...) prodhuan shumë. Kur të bëjë qarri arra. iron. kurrë. Kur të bëjë larushku rrush. iron. kurrë. S`bëjnë dardhat në shënëndre. fj. u.
17. vet. veta III. Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). Më bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal. kryes. veta III. Nxjerr një zë a një tingull, bën një zhurmë të caktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bëri çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! Më bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Nuk bën zë nuk nxjerr asnjë zë, nuk ndihet. Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër. Bëri emër u bë i njohur, i famshëm.
20. bised. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bëj fjalë flas. Bën amin. përçm. pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit. S`bën fjalë nuk ndihet, nuk ankohet, nuk kundërshton.
21. bised. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram). I bëj një raport. I bëj të fala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt. I bëj zë dikujt e thërres; i dërgoj lajm, e lajmëroj.
22. bised. Përgatit duke i peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndaj me vete e i jap pjesën që i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëri me dysh (me katërsh, në pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftë të kryej një punë, kam mundësi të kryej një detyrë a të zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jam në gjendje të përballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa të. Bëj edhe pa ngrënë. S’bën njëri pa tjetrin. S`bën dot pa syze. Ç`i sheh syri ia bën dora. Ti qofsh si bën!
24. jokal. zakon. me moh. Është në gjendje të punojë, të veprojë a të lëvizë, punon (për organe të trupit të njeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirë të kryej një veprim (edhe fig.). S`më bëjnë këmbët (gjunjët, këllqet, duart). S`më bëjnë sytë. S`i bën koka. S`më bën goja ta them. S`më bën zemra.
25. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje (në një masë ose në një numër të caktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëj me këmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra në orë. Bën dyqind rrotullime në minutë. Bën katër rrugë në ditë.
26. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj vapën. Bëj pushimet në plazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë që kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muaj në fshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetë të rregullt. S’i ka bërë ditët. S`e ka bërë muajin. Bëfshi natën e mirë! ur.
27. bised. Kryej një detyrë a një punë në një kohë të caktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërë në Universitetin e Tiranës. Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi...).
28. Formoj diçka me një tjetër a me të tjerë, krijoj një të tërë; vet. veta III përbën a jep një të tërë; del si përfundim, është baras. Bën një të tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. vet. veta III. Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala). Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore...). gjuh.
30. Merrem vesh a lidhem me dikë për të kryer një p