BËLLDUM onomat.bised.
1. Përdoret për të dhënë afërsisht zhurmën e një sendi që bie menjëherë e me forcë në ujë a në një lëng tjetër ose që përplaset përdhe. Bie bëlldum në ujë. U hodh (u zhyt) bëlldum.
2. përd. kallëzues. Bie a lëshohem duke u përplasur me zhurmë, përplasem; vij a hyj papritur e pa pyetur diku. Bëlldum brenda në liqen. Bëlldum brenda në dhomë.