BËRË
Ias.
- Bërje. Në të bërë e sipër.
- krahin. Farë për të zënë kos.
Shprehje
- Me të parë e me të bërë si ta shohim, shohim e bëjmë, bëjmë si të paraqiten rrethanat. Me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë) pa u vonuar, përnjëherë.
IIf. sh.
- Diçka që është kryer, diçka që është bërë ose që ka ndodhur; punë a vepër e kryer nga dikush; veprim a sjellje e njeriut. Të bëra e të pabëra. Të thënat e të bërat. Ndryshe e bëra, ndryshe e thëna. Të bërat nuk zhbëhen dot. fj.u. S'i ndan të thënat nga të bërat.
- Bëmë. Të bërat e të parëve tanë.
IIImb.
- Që është kryer, që ka përfunduar, që është bërë. Punë e bërë. E gjeta të bërë. E thënë, e bërë. Ia bënë të bërë.
- I pjekur, i arrirë (për frutat e perimet); kund. i pabërë. Mollë (kumbulla) të bëra. I këputi të bërat e të pabëra.
- bised. Që është prodhuar nga zejtaria ose nga industria dhe jo vetë në shtëpi, i gatshëm; që nuk është krijuar në natyrë, por është përgatitur nga njeriu, artificial. Rroba të bëra. Bukë e bërë. Diamant i bërë.