BËRLLOK
m.
- Mbeturina të copëzuara imët nga kashta e grurit pas shirjes, byk; lëmishte, plehra; fundërri. Bërlloku i lëmit. Bërllok duhani. Bërlloku i fasuleve. Bërlloku i fshesës. Bëri bërllok. Mbledh (fshij) bërllokun.
- përd. mb. keq. I papastër, i ndyrë; që nuk vlen, i keq. Njeri bërllok. Mall bërllok mall i dobët, i pavlerë.
Shprehje
- E bëri bërllok a) e bëri copë-copë, e shkatërroi krejt; b) e përzjeu a e ngatërroi keq diçka, e bëri llum, e bëri çorbë. U bë bërllok a) u bë copë-copë u shkatërrua keq; b) piu shumë, u bë tapë. Mbeti bërllok nuk gjen zgjidhje, mbeti i ngatërruar keq, mbeti llum.