Skip Navigation or Skip to Content
X
BËRTAS jokal.
1. Flas me zë shumë të lartë, them diçka duke thirrur fort, gërthas, thërres. Bërtet me zemërim. Bërtet fort. Mos bërtit!
2. Lëshoj thirrje të fortë, këlthas. Bërtiti nga dhembja (nga frika). Bërtiti me të madhe (fort, në kupë të qiellit). Qan e bërtet.
3. E qortoj ose e shaj dikë duke i thirrur, i flas për një gabim a për një faj që ka bërë. I bërtiti kot (rëndë). I bërtet djalit. U bërtet nxënësve. Mos i bërtit! I bërtet së bijës, të dëgjojë e reja. fj.u.
4. keq. Flas ose shkruaj shumë për diçka, bëj shumë zhurmë për një çështje, duke u përpjekur me çdo mjet të tërheq vëmendjen ose të arrij, një qëllim; çirrem. Bërtet me të madhe. Çirret e bërtet.
5. vet. veta III. Nxjerr tinguj a zë të fortë e të lartë (për kafshët). Bërtet dhia. Bërtasin sorrat. * Qet e bërtet shih te QIT. Bërtet (çirret, flet) në të gjitha udhëkryqet libr. shih te UDHËKRYQ,~I.