BËRTHAMOR mb.
1. Që ka të bëjë me bërthamën e atomit; që përdor a shfrytëzon energjinë e çliruar nga zbërthimi i bërthamës së atomit. Energji bërthamore. Rrezatim bërthamor. Reaksion bërthamor. fiz. Fizikë bërthamore. Laborator (reaktor) bërthamor. Nëndetëse bërthamore. Armë (predhë, raketë) bërthamore. Me mbushje bërthamore. Shpërthime bërthamore. Forcë bërthamore.
2. Që ka të bëjë me përdorimin e armëve, të cilat shfrytëzojnë energjinë e atomit. Prova bërthamore. Mbrojtje (ombrellë) bërthamore. Arsenal (armatim) bërthamor. Bazë bërthamore. Fuqi bërthamore. Kërcënim bërthamor.
3. bot. Që ka bërthamë. Pemë (farë) bërthamore.
4. biol. Që ka të bëjë me bërthamën e qelizës. Lëng bërthamor. Cipë bërthamore.