BEFASI f.
1. Gjendje në të cilën jemi të papërgatitur për një të papritur; të qenët i papritur për dikë (për një ngjarje, për një veprim etj.). Befasia e sulmit. Goditje në befasi. Zë (kap, gjen) në befasi. Sulmoi (goditi) në befasi. Shfrytëzon befasinë.
2. Goditje ose veprim i papritur dhe i menjëhershëm kundër dikujt. Me anë të befasisë. Përdori befasinë. I shmangem befasisë.