BEGATI f.sh.
1. vet. nj. Të pasurit me shumicë të gjithçkaje; jetë me të mira të shumta e të qëndrueshme, mirëqenie, bollëk. Për begatinë e popullit. Burim begatie. Në rrugën e begatisë. Luftojmë për begatinë. Sjell begati. Rrojmë në begati.
2. edhe fig. Pasuri. Begatitë e tokës. Begati mendimesh. Begati zbukurimesh.