Skip Navigation or Skip to Content
X
BEGENIS kal.bised.
1. Pres një tjetër, zakonisht të një shkalle më të ulët, duke i bërë nderet; i bëj dikujt një vizitë për ta nderuar.
2. Pranoj të kem marrëdhënie me dikë, që qëndron në një shkallë më të ulët se unë, sillem i afërt e i thjeshtë me të; pranoj diçka që e quaj më poshtë se shkalla ime; e përfill. Begenis shokët. Begenis më të vegjlit. Ia begenis fjalët.
3. jokal. iron. Pranoj të bëj diçka, megjithëse e quaj të papërshtatshme për shkallën time. Nuk begenis të flasë. As begenisi t`i hidhte një vështrim. Begenis e fol me gojë!