BEHAR m.sh.
1. Pranverë; muajt e ngrohtë të vitit (pranvera dhe vera) kundrejt muajve të ftohtë; vera. Behar i nxehtë. Dimër e behar. Muajt e beharit. Rroba behari. Shi behari. Vapa e beharit. Ethe behari. Doli behari. E kaloi beharin. Ç'tha i pari, e zëntë behari! ashtu qoftë! Ç`lë dimri, e gjen behari. fj. u.
2. përd. mb. fig. Që është gjithnjë i qeshur e i përzemërt, që nuk zemërohet, i çelur e gojëmbël. Njeri behar. E ka gojën behar. Behar është gjithnjë. * U bë behar u çel në fytyrë, u gëzua. Më bëhet zemra behar gëzohem, më kënaqet shpirti. Dimri ha beharin fj. u. shih te DIM/ËR,~RI. Iku (shkoi) si vetëtima e beharit shih te VETËTIM/Ë,~A. Me një lule (me një dallëndyshe) s'vjen behari (pranvera) fj. u. shih te LUL/E,~JA. Lule behari (vere) bot. shih te LUL/E,~JA.